E Hënë, 2 Nëntor 2026

Bora mbulon bjeshkët e Sharrit

PRISHTINË, 2 tetor/ATSH/ Reshjet e borës kanë mbuluar sot disa vende të Kosovës, veçanërisht bjeshkët e Sharrit, duke krijuar një peizazh të këndshëm për qytetarët dhe vizitorët e ndryshëm në këto vende.

Disa qytetarë kanë dërguar disa foto me borë në redaksinë tonë nga fshati Shajnë i Dragashit.

Në vendin tonë, sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale sillen ndërmjet 1 dhe 3 gradë celsius, ndërsa ato maksimale ndërmjet 7 dhe 12 gradë celsius.

Në Prishtinë, moti është i vranët dhe me reshje shiu. /KosovaPress/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›