Bora, probleme në aksin Vlorë-Sarandë
Reshjet e dendura të borës që kanë rënë gjatë natës së kaluar, aksi Vlorë-Sarandë është gdhirë i bllokuar sot në mëngjes. Probleme janë hasur sidomos në qafën e Llogorasë, ku autobusët e linjës janë bllokuar rreth orës 05:00 të mëngjesit të sotëm.
Ndërkohë, mjetet borëpastruese dhe policia kanë shkuar në vend, ku po punojnë për zhbllokimin e rrugës. Burime të Shekullit bëjnë të ditur se nga situata e krijuar nuk ka mjete të dëmtuara. / A. Peçi