E Shtunë, 31 Tetor 2026

EULEX ikën nga Kosova nga mesi i 2012

Misioni i BE-së për sundimin e Ligjit në Kosovë EULEX pritet të qëndrojë në Kosovë deri nga mesi i vitit 2012. Lajmin e bëjnë të ditur mediat kosovare sipas së cilave burime nga BE-ja kanë konfirmuar largimin e forcave ushtarakëve.

Sipas informacioneve të marra mësohet se një pjesë e stafit ndërkombëtar ka nisur të angazhohet me projekte të tjera punësimi në misionet e ndryshme ndërkombëtare, pas informacioneve për shkurtime dhe mundësisë së dhënies fund të misionit më të madh teknik dhe civil të BE-së.

EULEX numëron një personel rreth 3 mijë punonjësish prej të cilëve rreth 2 mijë janë ndërkombëtar, fondi për mbajtjen e misionit sigurohet nga BE dhe kap shifrën 300 milion euro.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›