E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vjedh ushqime, pranga 20- vjeçarit

Foto ilustruese

Një 20-vjeçar është arrestuar nga policia e Fierit pasi akuzohet për grabitje në tentativë. Burime nga Fieri bëjnë të ditur se në pranga përfundoi 20-vjeçari Orges Gjojdeshi, banues në Patos pasi ka tentuar të vjedhë një dyqan ushqimor.

Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, në lagjen 29 Marsi në Patos. Materialet proceduriale në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë së Fierit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›