Bora vijon të mbajë të bllokuar Thethin, banorët apelojnë: Na ndihmoni
Shkodër- Edhe pse jemi disa muaj larg nga dimri që izoloi fshatra dhe komna të tëra në mbarë vendin, duke se situata ka mbetur në vend në rruëgn Shkodër-Bogë-Theth, e cila ende vijon të mbetet e bllokuar.
Nga mungesa e vëmendjes dhe veprimeve konkrete të autoriteteve përkatëse për të dërguar një borëpastruese në Qafën e Thores, banorët e fshatit malor të Thethit i janë drejtuar me një mesazh Shoqatës Shqiptare të Turizmit.
Në mesazh thuhet: Unë jam administrator i Thethi-Guide faqe që promovon vlerat turistike të Thethit. Ka disa ditë që me dhjetëra turistë të huaj dhe shqiptarë nuk arrijnë të vizitojnë Thethin për arsye se vazhdon të jetë e zënë rruga nga bora e muajit dhjetor. Ju lutemi të na ndimoni duke e ngritur zërin tuaj për Thethin,- shkroi për Shoqatën e Turizmit Petrit Gjecaj.
Shoqata e Turizmit kërkon mobilizimin e strukturave përkatëse shtetërore, për të zhbllokuar situatën e krijuar në një prej zonave më të parapëlqyera të Shqipërisë për turistët.