E Diel, 1 Nëntor 2026

Ngërçi në KQZ, DASH-i rikthen në Tiranë të hënën Jonathan Moore

jon-moore-300x300Tiranë- Në një kohë kur fushata elektorale ka nisur tashmë zyrtarisht, situata në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve vijon të mbetet e pazgjidhur, e ndërsa palët kanë njoftuar se të hënën Parlamenti do të mblidhet për të votuar tre ligjet e kërkuara nga BE-ja, në Tiranën të hënë do të vijë Drejtori për Evropën Qëndrore dhe Jugore në Departamentin e Shtetit, Jonathan Moore.

Pas një periudhë të shkurtër një mujore, kohë në të cilën Moore ishte në Shqipëri, kjo është vizita e tij e dytë në Tiranë, në një situatë të nxehtë për vendin.

Ndërkombëtarët dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë lëshuar shpesh thirrjen e tyre se zgjedhjet e 23 qershorit në Shqipëri janë vendimtare për të testuar politikën shqiptare, por edhe për të ardhmen evropiane të vendit.

Gjatë ditës së sotme, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Aleksandër Arvizu, u ka bërë thirrje partive politke që të shfrytëzojnë seancën e të hënës në parlament për të votuar tre ligjet, por edhe për të gjetur një zgjidhje për KQZ-në, si një mundësi e mirë për zgjidhjen e këtij ngërçi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›