Shpërthen autobusi i shkollës, 17 fëmijë digjen për vdekje në Pakistan
Pakistan- Të paktën 17 fëmijë janë djegur për vdekje pasi një cilindër gazi shpërtheu në autobusin e shkollës së tyre në lindje të Pakistanit, ka thënë policia vendase e cituar nga BBC-ja.
Së paku shtatë fëmijë të tjerë u dërguan në spital pas shpërthimit, i cili mbërtheu në zjarr autobusin. Incidenti ndodhi në periferi të qytetit të Gujrat.
Media lokale citoi policinë të ketë thënë se shoferi i kishte mbijetuar shpërthimit.
Gujrat është rreth 200 km (120 milje) në jug-lindje të kryeqytetit Islamabad.
Kompresimi me gaz natyror është përdorur në miliona automjete në Pakistan, si një alternativë më e lirë krahasuar me naftën dhe benzinën. Për shpërthimet e shumta të mëparshme të automjeteve kanë qenë fajësuar cilindrat e rëndomtë të përdorura për të mbajtur karburantin.
Dorina Bilbili/IDEA/