E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bora zbardh Tiranën

Flokët e bardhë kanë nisur të bien që në orën 07:00, duke krijuar një shtresë të lehtë.

Në Tiranë rrallë bie borë, por sot ka krijuar një shtresë të lehtë, sigurisht duke mos krijuar probleme për automjetet. Moti i ftohtë vazhdon të qëndrojë në vendin tonë, duke shkaktuar temperatura tejet të ulëta deri në minus 20 gradë në disa fshatra malorë.

Në Qarkun e Kukësit, temperaturat kanë shkuar deri në minus 13 gradë C, ndërsa bora ka vazhduar të bie edhe gjatë dy ditëve të fundit. Shumë fshatra në Dibër janë të izoluara plotësisht nga bora e rënë gjatë ditëve të fundit.

Dhjetëra fshatra janë pa energji elektrike për shkak të motit të keq, si në Ulëz, Komsi, komunat Zerqan, Martanesh, Macukull, Xibër-Murrizë, etj. Trashësia e dëborës të rëna gjatë orëve të fundit është 20 centimetra, duke u mbivendosur mbi borën e rënë ditë më parë.

                                                                                             2010-12-17 08:59
  [ 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›