E Diel, 1 Nëntor 2026

Tirane kapet grabitesi i 67 mije

Por vetem per 24 ore pasi nje dite pas krimit dy nga autoret kryesore u arrestuan ndersa 40 mije euro u sekuestruan nga polica. Ngjarja ndodhi rreth ores 1500 ne rrugen Abdyl Frasheri. Dy punonjese te nje agjencie udhetimi ARampLO-Travel kane dale nga zyrat e tyre dhe jane nisur per ne banke me nje cante ne te cilen kishin 67 mije euro. Autoret e grabitjes kane qene te mirinformuar per kete levizje te financiereve te agjencise nga nje punonjese e brendshme. Kjo punonjese ishte e dashura e njerit prej grabitesve i cili perfundoi ne pranga bashke me partneren e tij qe tradhtoi koleget duke i nxjerre ne prite. Policia e Tiranes njoftoi dje arrestimin e shtetasit Rodrik Malaj 23 vjec. Ai ra ne pranga bashke me te dashuren e tij shtetasen Gerta Mezuraj 21 vjece e cila ishte punonjese e agjencise Ar amp Lo Travel ne Tirane. Dy persona te tjere u identifikuan si bashkepunetore te tyre dhe u shpallen ne kerkim. Sipas policise Gerta Mezuraj ka informuar ne kohe te dashurin e saj Rodrik Malaj nga Vlora ne momentin kur dy koleget e saj kane dale nga zyra dhe jane nisur per te depozituar ne banke shumen e parave. Ne kete kohe ai bashke me dy persona te tjere u kane zene prite dy punonjeseve te agjencise dhe me pas u kane marre me dhune canten me para.
DENONCIMI
Dy financieret e agjencise se udhetimeve kane qene te pafuqishme per te kundershtuar grabitesit. Ato jane dorezuar duke dhene canten ne te cilen ndodheshin 67 mije eurot. Pasi grabitesit jane larguar dy punonjeset e agjencise kane lajmeruar menjehere forcat e policise ne sallen operative. Nje patrulle ka shkuar menjehere ne vendin e ngjarjes. Gjate deklarimeve te tyre punonjeset kane deshmuar se jane sulmuar nga tre persona dhe njerin prej tyre kishin arritur ta identifikonin pasi e kishin pare edhe disa here te tjera. Per dy te tjeret te demtuarat kane dhene vetem pershkrime te pergjithshme. Policia ka verifikuar informacionet e dhena dhe menjehere ka organizuar operacionin Mesdita duke arrestuar fillimisht 21-vjecarin Rodrik Malaj pjesemarres ne grabitje. Gjate hetimeve te kryera policia ka zbuluar se ai eshte ndihmuar nga nje punonjese e brendshme e agjencise Gerta Mezuraj e cila me pas eshte verifikuar se ishte e dashura e tij. Edhe ajo eshte arrestuar menjehere me te njejten akuze vjedhje me dhune e kryer ne bashkepunim. Ne banesen e Rodrik Malajt u gjeten 40 mije euro ndersa pjesen tjeter prej 27 mije eurosh dyshohet ta kene dy personat e shpallur ne kerkim.

TE ARRESTUAR

1. Rodrik Malaj 23 vjec
2. Gerta Mezuraj 21 vjece
punonjese e agjencise Ar amp Lo Travel
2 persona te shpallur ne kerkim
67 mije euro te vjedhura
40 mije euro te sekuestruara

ETLEVA DELIA

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›