Ina Rama: Në kutitë e Shkodrës s’u gjetën manipulime

Prokuroria e Përgjithshme duke sqaruar opinionin publik, thekson se pas sekuestrimit të kutive të KZAZ-ve nr. 40 dhe 42, numërimi i fletëve të votimit është kryer gjatë muajit tetor të këtij viti.
“Procesi i shqyrtimit, duke nisur nga prerja e kodeve, hapja e kutive dhe deri numërimi i votave në to, është kryer sipas ligjit dhe e gjithë procedura është regjistruar në video, të cilën në rast se shihet e nevojshme, mund ta vëmë në dispozicion të medias”, thuhet në deklaratë.
Më tej theksohet se pas hetimit të fletëve të votave nuk u gjet asnjë provë për manipulimin e zgjedhjeve. “Pas numërimit të votave në kutitë të cilat ishin objekt i hetimit, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër, pasi nuk gjeti prova të manipulimit të rezultatit zgjedhor në këto qendra votimi, në vendimin e datës 17 Nëntor 2010, vendos pushimin e çështjes penale. Me këtë vendim, subjekti PDK është lajmëruar nëpërmjet shërbimit postar që më datë 23 nëntor 2010, me cilësinë e kallëzuesit”, thuhet më tej.
Prokuroria thekson se më datë 15 dhjetor 2010 kutitë e votimi i janë kthyer KQZ-së. Në fund të deklaratës, Prokuroria e Përgjithshme e drejtuar nga Ina Rama, thekson se ky institucion “duke mbetur larg lojërave të interesave politike, garanton se në punën e tij do të jetë i udhëhequr nga respektimi i Kushtetutës dhe i ligjit”. /Saimir Lleshi/Start/
2010-12-17 09:10
[