E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bora MB: 27 komuna të bllokuara, vijon hapja e rrugëve

KORCË- Shkon drejt përmirësimit situata nga vëshitirësitë e krijuara nga bora, të gjitha rrugët nacionale raportohen të hapura, por problemet më të mëdha janë në Komuna. Puna është përqëndruar për lidhjen e tyre fillimisht me qytetet dhe më pas më fshatrat të izoluar prej disa ditësh.

Banorët në këto zona kanë kaluar 18 ditë të izoluar, ndërsa bora në disa vende e ka kaluar trashësinë 3 metra. Problem kryesor për ta mbetet hapja e rrugëve, furnizimi me ushqim pasi rezervat i kanë drejt fundit, furnizimi me energji elektrike dhe ardhja në ndihmë në kushtet e emergjencave shëndetësore.

Raportohet se akset Qafë Mali-Fierzë,Qafë Mali-Pukë janë të bllokuar ,ndërkohë që të bllokuara janë edhe fshatrat e komunave Qelëz, Iballë,Blerim, Fierzë Pukë, segmentet rurale në Kryesi e Qerret janë të hapur.

Në Kukës 10 komuna janë ende të bllokuara nga dëbora, në 14 komuna rrugët janë të hapura nga dëbora , ndërkohë që akset nacionale janë të gjithë të hapur.

Tropja e paraqet situatën më problematike në Rragam, Dragobi dhe Valbonë, të cilat prej 10 ditësh janë pa energji për shkak të dëmtimit të linjave të tensionit të mesëm dhe ulët.

Në Dibër -Lura, Kalaja e Dodës, Sllova, Muhuri, Selishta dhe Luzni janë të bllokuara. Po kështu në Bulqizë komunat Ostren, Trebishtë, Zercan Martanesh. 

Ministria e Brendshme: Vetëm 27 komuna të bllokuara 
Ministria e Brendshme bëri të ditur sot pasdite se numri I komunave të bllokuara në rang vendi është 27. Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme bën të ditur se vijon puna për hapjen e akseve rrugore rurale që ende mbeten të izoluara.
Zëdhënësi i kësaj ministrie, Fatmir Konja, bëri të ditur se vijojne operacionet për dërgimin e ndihmave për banorët e këtyre zonave.
Konja njoftoi se disa të sëmurë si gra, burra dhe në fëmijë të sëmurë janë transportuar nga komunat ku jetonin drejt spitaleve rajonale përkatëse si Kukësi, Puka dhe Bajram Curri.

Juglindje
Në Korcë të gjitha rrugët nacionale janë të hapura, ndërsa raportohen se mbeten të bllokuar 7 fshtara në komunën Lekas, 7 fshtara në Komunën Clirim, 4 fshtara në Komunën Novoselë, 2 fshtara në Komunën Miras dhe 5 fshtara në Komunën Dardhas. Probleme me energjinë prej 10 ditësh në fushën e Korcës.

ORTEQET, EVAKUOHEN 26 FAMILJE NË GRYKNOKE
DIBER-Prefekti i Qarkut të Dibrës Genc Sharku bën të ditur se situata me borën në fshatin Gryknoke sa vjen dhe bëhet më e rrezikshme për shkak të orteqeve.
Si pasojë e ortekëve të rënë ne vitin 1978 kur nga orteqet humben jeten 8 persona ne kete fshat, prefektura duke patur parasysh situaten e ngjashme sot mori masat per evakuimin e 26 familje të fshatit. Mesohet se 10 prej familjeve i ka strehuar në shkollëne fshatit. Kurse 16 familje të tjera janë strehuar tek banesa të fshatarëve të tjerë që nuk rrezikohen aktualisht nga orteqet.
Sharku pohon se familjeve të evakuuara u janë dërguar ndihma me helikopter si dhe veshmbathje.

Berisha ne Korce
Kryeministri i vendit Sali Berisha dhe Ministri i Financave z. Ridvan Bode, kanë shkuar sot në Korcë, ku kanë inspektuar nga afër situatën dhe masat e marra pas reshjeve të mëdha të dëborës në këtë qark.

Gjatë takimit, kryeministri Berisha ka vlerësuar punën e mirë që është bërë në këtë qark në kushtet e motit me reshje debore dhe temperatura të ulta, duke theksuar se ky qark është një model në përballimin e situatës së krijuar. Ai tha se dimri i këtij viti nuk është parë që nga viti 1985, ndërkohë që firmat e kontraktuara i kanë përmbushur detyrimet, por, theksoi ai, "akset kryesore të rrugeve do t'i hapë qeveria". Berisha vuri në dukje se fondi i caktuar për hapjen e rrugëve është i mjaftueshëm, por duhet të angazhohet edhe komuniteti në këtë drejtim.

Kryeministri Berisha, duke vlerësuar punën e bërë nga krerët e Qarkut të Korcës, u bëri thirrje gjithë kryekomunarëve të vendit që të shfryëzojnë fondit e akorduar nga komiteti ndërministror i emergjencave për të hapur rrugët, pasi akset rrugore do i hapë qeveria.
“Duhet të shpëtojmë humbjen e jetëve njerëzore. Qëllimi i dytë të bëjnë gjtihcka për të mbrojtur pasuritë e tjera dhe një kusht kryesor tjetër është hapja rrugëve. Kam thirrje për kryetarët e Komunave të mbarë vendit, të shfrytëzojnë fondin dhe të hapin rrugët. Nuk u kërkojmë të hapin rrugët kryesore se ato do i hapë qeveria qëndrore, por kryetarët e Komunave duhet të hapin rrugët e fshatrave”,- u shpreh kryeministri.

I pyetur nëse ky dimër e ka gjetur të papergatitur qeverinë, Berisha nënvizoi se dimri i sivjetshem i gjeti vetëm të papërgatiur moralish, por jo fizikisht.
“Ky dimër nuk na gjeti të papërgatitur fizikisht, por moralisht, 6 vite më parë kemi pasur dimër që bllokoi rrugët. I gjithë vendi kishte 6 borë pastruese, shteti nuk është i papërgatirut ndaj emergjencave. Dëbora ishte e madhe, kjo kërkon që ditët e ardhshme fondet për mirëmbajtjen e rrugëve. Qendra nuk mund të zëtojë që mund të japë ndihmën e duhur për shpëtimin se duhet të rrisim fondet për mirëmbajtjen e rrugëve, e dimë këtë gjë, por do e bëjmë”,- u shpreh Berisha.

Kryeminsitri berisha e quajti opozitën të cakorduar, kur u pyet në lidhje me shtabin paralel me atë shtetëror që Partisë Socialiste ngritit si pasojë e situatës së krijuar në vend nga bora.
“Ata mund të kishin kërkuar interpelancë, por nuk e kërkuan sepse e dinin që do përballeshin me një listë të gjerë e shumë të gjatë masash për përballimin e situatës, por donin të bënin konferenca të gjata. Opozita serioze mund ti kërkonte Kryeministrit interpelancë, por kjo nuk u interesonte se do listoheshin gjithë përpjekjet për përballimin e situatës. Opozita është e çakorduar, as programi i vetë nuk i funksionon, le të vijë në sallë të kërkojnë llogari të ushtrojë kontroll”, u shpreh Berisha.

Berisha u shpreh se deklaratat e opozitës për dështim të qeverisë në këtë situatë i përgënjeshtron më së miri situata aktuale në vend.
“Deklaratat e opozitës i përgënjeshtron sot më mirë se cdo gjë tjetër situata aktuale në Shqipëri, por mund të them se opozita u kujtua se kishte rënë borë vetëm një javë pasi kryeminsitri kishte ngritur me urdhër komitetin e emergjencës,- deklaroi kryeminitri Berisha.

(d.b/el.me/BalkanWeb)
Lidhje te tjera Nishani dhe Ruli në Pukë: Të përshpejtohet hapja e rrugëve Emergjenca nga bora, Franca 10 mijë euro për Shqipërinë VIDEO: Berisha: PS e çakorduar u kujtua për borën, pasi shpalla emergjencën FOTO: Bora në Pukë

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›