Nishani dhe Ruli në Pukë: Të përshpejtohet hapja e rrugëve
PUKE -Ministri i Brendshëm Bujar Nishani ka udhëtuar sërish drejt Pukës për situatën me emergjencat i shoqëruar dhe nga Ministri i Bujqësisë, Genc Ruli.
Dy ministrat kanë zhvilluar takime me Shtabin e Emergjencave Civile ku autoritetet vendore informuan për situatën që sipas tyre po shkon drejt përmirësimit.
Nishani dhe Ruli kanë inspektuar dhe aksin rrugor të Qafë Malit deri atje ku ishte i mundur qarkullimi ndërsa u kanë premtuar banorëve mbështetjen e qeverisë deri në kapërcimin e situatës.
“Duke marrë parasysh këtë angazhim të madh, por edhe nevojat, që nga dita e djeshme qeveria shqiptare ka vënë në dispozicion të komitetit ndërministror të menaxhimit të emergjencave civile ka vënë në dispozicion dhe një fond tjetër që do të shkojë natyrisht në adresë të komunave për të vijuar kontratimin e mjeteve që përdoren për hapjen e rrugëve. Mbrëmë është konfirmuar ardhja e një helikopteri nga qeveria e Luksemburgut që ka kapacitetet për të fluturuar në kushtet më të vështira dhe do të vihet në dispozicion për rrethet më problematike”, tha Nishani.
“Sfida nuk ka mbaruar ende. Sfida e shtetti, e pushtetit vendor dhe qëndror mbaron ditën që do të zhbllokohet dhe familja më e fundit e izoluar nga bora”, theksoi Ruli.
Ministrat e kabinetit kërkuan përshpejtimin e punë spër nxjerrjen e banorëve nga izolimi.
Fshatrat e Pukës janë prej 18 ditësh të bllokuara, ndërkohë që në segmentin rrugor të Iballës ende nuk janë angazhuar forca për hapjen e rrugës.
(d.b/News24/BalkanWeb)