Zjarri në Tiranë, Laçi: Situata në kontroll

Shpërthimi i një gjeneratori ka vënë në alarm serioz zonen e Lundrës. Aksidenti i rëndë është shënuar vetëm pak minuta më parë ku shpërthimi i gjeneratorit ka lënë të plagosur kater persona. Menjëherë të plagosurit janë dërguar drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, nga ku bluzat e bardha bëjnë me dije se ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore. Megjithatë ngjarja nuk mbaron me kaq, pasi shpërthimi ka ndodhur pranë një cisterne nafte duke e bërë të rrezikshëm zjarrin që ka përfshirë godinën e këtij karburanti. Ndërkohë në vendngjarje ndodhen forcat e zjarrfikësve dhe ato të policisë, të cilat kane arritur te vënë në kontroll situatën.
Në një komunikim për Ora News, Drejtori i Zjarrëfikëseve Dilaver Laci e ka konfirmuar një fakt të tillë, ndërsa ka shtuar se pritet që shumë shpejt të arrihet shuarja e plotë e tij. Sipas tij aksidenti ka ardhur si rezultat i shkeljeve të rregullave teknike gjatë punës.
“Situata është plotësisht në kontroll dhe së shpejti do të shuhet zjarri. Nuk ka rreziqe me përjashtim të plagosjes së katër personave. Jemi të angazhuar në punë me tre zjarrëfikëse, ndonëse u njoftuam në momentin e duhur, situata ishte e rrezikshme pikërisht nga afërsia që kishte me karburantin. Zjarri ka ardhur si rezultat i një shkelje të rregullit teknik, pasi është punuar me saldatrice”-tha ai.