Borchard: Dialog politik konstruktiv në Kuvend
Progres dhe probleme, është vlerësimi ky që Ambasadori gjerman Bernd Borchardt u bën zgjedhjeve në Shqipëri bazuar dhe në raportin përfundimtar të vëzhguesve të OSBE ODIHR. Borchard sjell në vemendje atë pjesë të raportit ku flitet mbi procesin e numërimit të votave apo dhe rregullave të zhvillimit të fushatës elektorale.
Por amabasadori sugjeron një zgjidhje në Kuvend të problematikës që lidhet me zgjedhjet. Borchardt u kujton partive politike që krahas ndryshimeve në ligjin e zgjedhjeve nevojitet shumica e cilësuar dhe për reformën në drejtësi.
Borchardt bën një vlerësim të kushteve të vendosura nga opozita për pjesëmarrje në kuvend si dhe qendrimit të mazhorancës në këtë drejtim. Kryemsinitri Berisha i ka cilësuar të paligjshme disa nga kushtet e opozitës siç është ai për rinumërimin e kutive për disa zona zgjedhore. Berisha ka theksuar se partitë politike nuk mund të marrin rrolin e gjykatësit në kushtet kur mbi procesin kanë thënë fjalën e tyre si KQZ ashtu dhe Kolegji Zgjedhor.
Përfundimi i zgjedhjeve dhe publikimi i raportit të OSBE ODHIR sjell një tjetër zhvillim të rëndësishëm atë të shqyrtimit të aplikimit të Shqipërisë për statusin e vendit kandidat. Gjermania është një mbështetëse e fuqishme e integrimit të Shqipërisë në BE, një qendrim që diplomati i lartë gjerman, e ilustron dhe me mbështjen finaciare në rritje, akorduar vendit tonë. Viti i fundit ka shënuar një rritje me 100 milion euro të mbështetjes financiare, duke e çuar volumin e përgjithshëm në 1 miliard euro. Në 2009 është dyfishuar dhe numri i bursave të vendosura në dipozicion të shtetasve shqiptarë.