E Shtunë, 31 Tetor 2026

Murinho merr të kuqin e tretë në Itali

Skuadrat e Milanos kanë fituar me 1 gol avantazh për të ruajtur të njejtin hap me Juventus por supriza e kësaj jave në Itali është Sampdoria. Skuadra nga Xhenova me fitoren 4 – 1 me Siena e ka parë veten në krye të tabelës me pikë të barabarta me Juve aq sa “Gazzetta dello Sport” e quan “Samp d’oro” në shkrimin e saj, Sampdoria e artë. Këtë e meriton pasi ka sulmin më rezultativ deri më tani. Po t’i kthehemi Inter dhe Milan. Fitore por asnjëra nuk bind. Kampionët në fuqi u treguan nervozë dhe kjo u pa dhe të Murinho që mori të kuqin e tretë që kur ka ardhur në Itali. Milan e ka shpëtuar Seedorf aq sa goli i tij ndaj Bologna ka çliruar Galliani. Juventus ka vazhduar marshimin e saj dhe Roma ka shfaqur një fytyrë tjetër me Fiorentina. Java e katërt ka patur dhe një hero shqiptar. Erjon Bogdani në ndeshjen e tij të 100 si titullar në Serie A, ka fituar një 11 metërsh dhe ka shënuar gol. Më mirë se kaq nuk mund të jetë pasi Chievo i shkaktoi Genoa disfatën e parë. Ndeshjet e radhës do të jenë në mesjavë dhe në plan pritet të dalë përgatitja fizike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›