Borchard:Jo lëvizje politike në administratë

Gjermania mbështet integrimin e Shqipërisë në BE, por për anëtarësimin duhet administratë e qendrueshme që t'i bëjë ballë sfidave për realizimin e këtij objektivi. Kjo ka qenë deklarata e ambasadorit të Gjermanisë në vendin tonë, Bernard Borchard. Ai nënvizoi se një nga kriteret më të rëndësishme të Kopenhagenit për t'u realizuar anëtarësimi në BE është një administratë publike funksionale e cila nuk duhet të vuajë më nga largimet e nëpunësve nga puna për motive politike.
"Një nga 3 kriteret e Kopenhagenit për BE-në është që adminstrata të vërë në jetë kuadrin ligjor të BE-së. Administrata publike duhet të jetë funskionale", tha Borchard.
Ambasadori Borchard theksoi edhe një herë që nuk duhet të ketë më largim të nëpunësve nga puna për motive politike. " Shumë nëpunës të kualifikuar nga ne u larguan nga puna mbi baza motivimesh politike. Kjo nuk duhet të ndodhë", theksoi ai.
Ambasadori i gjerman, Bernard Borchard deklaroi se edhe progres raporti i KE-së lëshoi kritika për lëvizjet politike të nëpuënsve të administratës publike.
Deklaratat e ambasadorit u bënë gjatë një konference për shtyp të Akses Albania e cila monitoroi pikërisht lëvizjet në administratën publike në Shqipëri.