E Diel, 1 Nëntor 2026

Ligji i SHISH, diskutohet nen për nen

Komisioni i Sigurisë Kombëtare po diskuton nen për nen për projektligjin për SHISH . Të pranishëm në Komision janë vetëm deputetë të Partisë Demokratike.
Diskutimet po zhvillohen me dyer të mbyllura.

Dje Komisioni i Sigurisë Kombëtare organizoi një seancë dëgjimore për ndryshimet në projektligjin për Shërbimin Informativ të Shtetit.

Ditën e djeshme qeveria shqiptare ka marrë një letër nga zyra përgjegjëse e NATO-s për koordinimin global të sigurisë, i ashtuquajturi NOS.

NOS-i i kërkoi qeverisë së Tiranes që pr/ligji i ri për SHISH të kalojë më parë nga kjo zyrë, që përbëhet nga 3 degë: Orientimet e përgjithshme, Inteligjenca për sigurinë dhe Siguria e mbrojtjes.

Kërkesa për një shqyrtim të pr/ligjit nga ekspertë ndërkombëtare u formulua fillimisht nga ambasadori Withers.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›