Borchardt: Qeveritë të mos ndryshojnë nëpunësit
Rekrutimet politike në administratë, pengesë për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Deklarata vjen nga ambasadori gjerman Bernd Borchardt, i cili ka theksuar nevojën për shërbim civil dhe funksional në vendin tonë.
TIRANE- Në prag të zgjedhjeve elektorale ambasadori gjerman Bernd Borchardt ka theksuar edhe njëherë mbështetjen që shteti i tij i jep Shqipërisë në rrugën për integrimin në Bashkimin Europian, por nënvizoi se Shqipëria ka nevojë për një shërbim civil dhe funksional. Borchardt, adreson kritikat ndaj partive në momentin e ndërritmit të qeverive me rekrutimin e njerëzve në administratë.
“Një nga kriteret kryesore për anëtarësimin në Bashkimin Europian është rritja e aftësisë dhe kapacitetit për tu bërë anëtare e saj. Pra një shtet që kërkon anëtarësimin duhet të ketë një administratë operative, funksionale dhe të qëndrueshme dhe kjo sdo të thotë që ky shtet që kërkon anëtarësimin i duhet të presë për një kohë të gjatë që ta arrijë këtë anëtarësim. Shqipëria ndërkohë ka bërë kërkesën në Bashkimin Europian dhe pas zhvillimit të zgjedhjeve kjo kërkesë për anëtarësim do të vlerësohet nga Komisioni Europian. ky proces do të zgjasë pothuajse një vit dhe do të bazohet pikërisht në atë se cka do të konstatohet realisht në këtë kontest në Shqipëri. Pikërisht për këtë qëllim Shqipërisë i nevojitet një administratë publike e qëndrueshme. Në të shkuarën kemi vëzhguar në mënyrë të përsëritur se ndërrimi i qeverive, pasohej me ndërrimin e nënpunësve të shërbimit civil nga ky moment kemi qenë edhe në të prekur duke qenë se Bashkimi Europian ka investuar për kualifikimin e shumë nënpunësve civil, me ndërrimin e tyre kuptohet që edhe ne kemi humbur. Duke u nisur nga analiza e këtyre fenomeneve të parakontestuara ne kemi bashkëbiseduar me përfaqësues të organizatës AKSES, për të vëzhguar lëvizjet që do të kryhen në administratën publike”- tha Bernd Borchardt.
Deklarata e ambasadorit gjerman u bë gjatë prezantimit të projektit për një administratë publike të qëndrueshme dhe profesionale në bashkëpunim me Akses Albania. Ky projekt synon të nxisë përfshirjen e shoqërisë civile për rritjen e qëndrueshmërisë të administratës publike, jetike për progresin e vendit drejt Bashkimit Europian.
(a.r/news24/balkanweb)