Shkulen kangjellat e dritareve në KZAZ-në nr.54
Një person i paidentifikuar, gjatë orëve të para të mëngjesit ka shkulur nga vendi kangjellat mbrojtëse të 4 dritareve të palestrës në shkollën “Avni Rustemi”, ku është ngritur Komisioni Zonal i Administrimit të Zgjedhjeve nr 54.
TIRANE- Në shkollën 9-vjecare “Avni Rustemi” në kryeqytet ku është i ngritur Komisioni Zonal i Administrimit të Zgjedhjeve nr 54 për pak ka ndodhur incidenti i parë në infrstrukturën zgjedhore.
Një person ende i paidentifikuar, gjatë orëve të para të mëngjesit ka shkulur nga vendi kangjellat mbrojtëse të katër dritareve të kësaj palestre, ku është ngritur vendi i numërimit të votave dhe i gjithë sistemi i vëzhgimit të procesit me kamera dhe monitorë.
Gjatë orëve të paradites anëtarët e kësaj KZAZ-je kanë vënë re mungesën e hekurave mbrojtëse dhe kanë sinjalizuar organet kompetente, ndërsa rreth orës 13 të mesditës ndërmarrja numër tre e Bashkisë së Tiranës ka bërë të mundur vendosjen e hekurave të reja mbrotjëse duke siguruar edhe ambjentin e rëndësishëm ku janë vendosur të gjitha pajisjet dhe materialet e zgjedhore.
]Nga kontrolli i bërë ka rezultuar se në vendin e numërimit të votave nuk mungonte asnjë pajisje dhe se gjithcka ishte në vend. Kangjellat e mëparshme ishin të vendosura nga brenda ambjentit, cka do të thotë se personi që ka hequr mbrojtëset ka vepruar nga brenda ambjentit duke pasur akses në gjithcka.
(e.n/News24/BalkanWeb)