Borchardt shef i ri i EULEX-it
Diplomati gjerman, Bernd Borchardt, do të jetë shefi i ri i EULEX-it.
Ish-ambasadori gjerman në Tiranë është zyrtarizuar si shef i misionit më të madh të BE-së për sundimin e ligjit.
Ai do të marrë detyrën më 1 shkurt 2013 nga gjenerali francez Xavier Bout de Marhnac.
Borchardt është diplomat dhe vjen nga Gjermania, shteti qe ka edhe kontributin më të madh në misionin e BE-së në Kosovë.