E Shtunë, 31 Tetor 2026

NATO do të vendosë raketa në kufirin turko-sirian

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, ka konfirmuar se aleanca ushtarake pritet të vendosë raketa “Patriot” në kufirin midis Turqisë dhe Sirisë, si masa paraprake ndaj përhapjes së luftës civile në Siri.

Janë identifikuar tashmë tre pozicione përgjatë kufirit jug-lindor të Turqisë me Sirinë, si vendet e mundshme për vendosjen e raketave “Patriot”, të cilat do të vijnë nga SHBA, Gjermania dhe Holanda dhe do të kërkojnë vetëm pak javë për instalimin e tyre, tha Rasmussen.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›