Trezeguet e refuzoi Juventusin

“Mbreti David” nuk është harruar nga tifozeria juventine.
Po flasim për sulmuesin francez, David Trezeguet, idhull i padiskutueshëm i popullit Bianconer falë sukseseve të arritura në Torino dhe golave të shënuar.
Duke e pasur parasysh mungesën e golave nga ana e sulmuesve, ekipi italian ka tentuar që ta rikthejë atë në janar, por ka marrë përgjigje negative nga ish përfaqësuesi francez.
“Nga Juventusi kam marrë një ofertë të rëndësishme, por e kam refuzuar, pasi që preferoj të mbetem në River Plate”, ka thënë ‘Trezegol’ në një intervistë për Fox News. 35 vjeçari kishte kaluar 10 vjet në Juventus duke shënuar 171 gola.