E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bordi i AKP-së: Jemi funksionalë

Bordi i Drejtorëve të Agjencisë Kosovare te Privatizimit përmes një komunikate për media ka shprehur keqardhje për largimin e disa drejtorëve dhe kryetarit të saj pak ditë më parë dhe njëkohësisht edhe u ka shprehur falënderime dhe mirënjohje për kontributin e tyre në punën e Bordit dhe Agjencisë.

”Në përbërjen e tanishme, Bordi është funksional dhe do të vazhdoj të kryej detyrat dhe përgjegjësit që ka në bazë të kornizës ligjore nën udhëheqjen e Zëvendës Kryetarit.

Bordi shpreson dhe pret nga Kuvendi i Kosovës emërimin e tre drejtorëve të rinj në një të ardhme sa më të afërt, në mënyrë që Bordi të rifitojë fuqinë e tij të plotë dhe që të lëviz me shpejtësi në drejtim të përfundimit të procesit të privatizimit dhe likuidimit të ndërmarrjeve shoqërore në Kosovë, mandat ky që buron nga Ligji i AKP-së i dalë nga Kuvendi i Kosovës”, thuhet në komunikatë./Indeksonline./ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›