Edi Rama është kërcënuar me jetë

Edi Rama padyshim është nga një politikanët më inovativ në këtë fushatë. Fillimisht me autobusin e Rilindjes, lidhjet live me mediet nëpërmjet “iPad-it”, dhe me prezantimin e sotëm të një dokumentari mbi rrugëtimin e tij në jetë dhe personalitetin e tij. Dëshmitë mbi Ramën, nga nëna, bashkëshortja, i biri, deputeti Tahiri, theksojnë dy vlera të tij: këmbëngulës dhe i ndjeshëm. Bashkëshortja, Linda tregon për herë të parë një fakt tronditës: "Rama është kërcënuar me jetë", shkruan Shekulli.
Kjo ka ndodhur në prag të zhvillimit të protestës homazh për "21 janarin", ku një agjenci serioze ka paralajmëruar çiftin mbrëmjen e 27 janarit për rrezikun e eliminimit fizik të Ramës. Por kjo nuk e frikësoi liderin e opozitës dhe pavarësisht kësaj më 28 janar u mbajt protesta homazh për 4 protestuesit që mbetën të vrarë më 21 janar./Indeksonline./