E Shtunë, 31 Tetor 2026

Westervelle në Beograd, diskutohet zbatimi i marrëveshjes

Shefi i diplomacisë gjermane, Guido Westerwelle, sonte shkon për një vizitë zyrtare njëditëshe në Beograd. Nesër,e hënë, ai pritet të vijë në Prishtinë. Qëllimi i vizitës është që të binden të dy palët për domosdoshmërinë e zbatimit të shpejtë dhe të qëndrueshëm të marrëveshjes së Brukselit, njoftojnë Ministria e Jashtme gjermane. Tash duhet të pasojë plani zbatues i Marrëveshjes për të cilin shefja e diplomacisë evropiane, Catherine Ashton, ka ftuar kryeministrat Thaçi e Daçiq në Bruksel më 21 maj, përkujton Berlini zyrtar.

Vizita e Westerwelles bëhet në marrëveshje me Ashtonin.

Westerwelle në Beograd pritet të takohet me krerët serbë, Nikoliq, Daçiq, Vuçiq dhe Mërkiq.

Të hënën, Westervelle do të qëndrojë për vizitë njëditëshe edhe në Prishtinë, ku do të ketë takime me kryeministrin Hashim Thaçi dhe ministrin e Jashtëm Enver Hoxhaj.

Serbia pret datën e fillimit të negociatave për anëtarësim në BE. Gjermani kushtëzon këtë datë me normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën dhe me fillimin e zbatimit të Marrëveshjes Kosovë – Serbi arritur më 19 prill./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›