E Diel, 1 Nëntor 2026

Bordi i Paqes, Koçiu: Shqipëria angazhim maksimal në Gaza

TIRANË, 20 shkurt /ATSH/ Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu deklaroi sot, në një konferencë për mediet, se ende nuk ka një shifër konkrete për numrin e trupave policore apo ushtarake që Shqipëria mund të dërgojë në Gaza.

E pyetur lidhur me deklaratën e kryeministrit Edi Rama në Bordin e Paqes në Uashington, Koçiu theksoi se angazhimi i Shqipërisë do të jetë maksimal, por numri i efektivëve do të përcaktohet në ditët në vijim.

“Unë nuk kam informacionin konkret sot. Patjetër që angazhimi i Shqipërisë do të jetë ashtu siç edhe e deklaroi kryeministri Edi Rama dje në mbledhjen që u bë Uashington. Patjetër që kontributi i Shqipërisë do të jetë ashtu siç kërkohet”, tha ajo.

Ndërkohë sa i përket numrit të efektivëve apo ndonjë qasjeje tjetër për të mbështetur të gjithë partneritetin edhe angazhimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes, do duhet që ta vlerësojmë në ditët në vijim”, u shpreh ajo.

Por, shtoi Koçiu, “angazhimi do të jetë maksimal dhe sigurisht duke garantuar edhe mirëfunksionimin e institucioneve tona dhe duke garantuar edhe partneritetin dhe angazhimin ndërkombëtar që Shqipëria ka”.

/gj.m/r.e/a.f/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›