E Diel, 1 Nëntor 2026

“Bordi i Paqes”/ Trump – Vjosa Osmanit: Faleminderit shumë që je këtu, po bën një punë shumë të mirë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump gjatë fjalës së tij në Bordin e Paqes, falenderoi për pjesëmarrjen 26 liderët botërorë, mes tyre kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani.

“Kur unë erdha në Shtëpinë e Bardhë pata në krah këta liderë. Unë i nxita që të afroheshin mes tyre. Ne arritëm paqen mes dy shteteve shumë të rëndësishme Azerbajxhanit dhe Armenisë. Ne jemi të nderuar që merr pjesë në këtë eveniment kryeministri i Shqipërisë Edi Rama. Mbështetja e liderëve të huaj duket po funksionon. Kënaqësi që jeni këtu.

Kryeministri Orban ka mbështetjen time të plotë në zgjedhje, po bën një punë të mrekullueshme për emigracionin. Edhe ti do ia dalësh Viktor. Një burrë, shumë i vështirë nuk dua të luftoj me të, presidenti Indonezisë. Një vend i madh, faleminderit që je këtu. Presidentja Osmani e Kosovë, faleminderit shumë që je këtu, po bën një punë shumë të mirë”, u shpreh Presidenti.

LEXO EDHE: VIDEO/ Momenti kur Donald Trump takon Ramën

Kujtojmë se Bordi i Paqes u krijua për rindërtimin dhe stabilizimin e Gazës pas armëpushimit të fundvitit 2025. I miratuar nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së, ai do të koordinojë ndihmën humanitare, rindërtimin dhe sigurinë afatgjatë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›