E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbyllet takimi i “Bordit të Paqes”, nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit

Pas disa orësh mbyllet takimi inagurues i “Bordit të Paqes” në Washington.

Ai u mbyll me nënshkrimin e Memorandum it të Mirëkuptimit.

Presidenti amerikan, Donald Trump, njoftoi se Shtetet e Bashkuara do të kontribuojnë me 10 miliardë dollarë për Bordin e Paqes, një shumë që sipas tij është e vogël “krahasuar me koston e luftës”.

Ai bëri të ditur gjithashtu se vendet e tjera anëtare të Bordit të Paqes kanë dhuruar rreth 7 miliardë dollarë në total, ndërsa disa shtete janë angazhuar të dërgojnë trupa dhe forca policore për të ndihmuar në stabilizimin e Gazës.

Shqipëria në këtë takim u përfaqësua nga kryeministri Edi Rama, i cili theksoi në fjalën e tij se “viktimat më të pafajshme janë fëmijët në Gaza”, duke konfirmuar pjesëmarrjen e trupave shqiptare atje.

Gjithashtu, kreu i qeverisë kërkoi ndihmën e Presidentit Trump për gjyqin e krerëve të UÇK në Hagë, të cilin e konsideroi të turpshëm.

LEXO EDHE: FJALA E PLOTË/ Gjyqi i krerëve të UÇK, Rama në “Bordin e Paqes”: Z.President, bëni diçka

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›