E Diel, 1 Nëntor 2026

Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e karburanteve, rritet me 8 lekë nafta, benzina shtrenjtohet me 1 lek

Bordi i Transparencës ka vendosur rritjen e çmimeve të karburanteve në vend. Sipas vendimit të ri, nafta do të tregtohet me 219 lekë për litër, nga 211 lekë që ishte më parë, ndërsa benzina do të kushtojë 196 lekë për litër, nga 195 lekë.

Kështu, nafta shtrenjtohet me 8 lekë për litër, ndërsa benzina me 1 lek për litër.

Çmimet e reja hyjnë në fuqi këtë të martë, më 13 tetor, në orën 14:00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit të Transparencës.

Ndërkohë, çmimet maksimale të shitjes me shumicë janë përcaktuar përkatësisht në 207 lekë për naftën dhe 184 lekë për litër për benzinën.

Bordi u ka bërë thirrje operatorëve të tregtimit të karburanteve të zbatojnë çmimet e përcaktuara, duke paralajmëruar se shkeljet mund të sjellin pezullimin e aktivitetit.

/rtsh.al/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›