Rama takon kryeministrin Frieden: Në mars 2027 nisin fluturimet direkt me Luksemburgun

TIRANË, 13 tetor/ATSH/ Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim në Luksemburg, me kryeministrin Luc Frieden.
Rama ndau foto nga ky takim, ndërsa bëri të ditur se biseda u fokusua te marrëdhëniet dypalëshe dhe rrugëtimi europian i Shqipërisë.
Po ashtu, kryeministri Rama bëri të ditur se nga muaji mars i vitit të ardhshëm edhe Luksemburgu do të ketë fluturimin direkt me Shqipërinë, përmes kompanisë së flamurit “LuxAir”.
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Luksemburg për të marrrë pjesë në Konferencën e 10-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Europian, ku pritet të formalizohet mbyllja e negociatave për Kapitullin 20, “Ndërmarrjet dhe Politikat Industriale”.
1 nga 5/m.m/r.e/