Borë në Londër, ngrihet Arsenali

Chelsea e ka mposhtur Arsenalin në derbin londinez të Premierligës. Skuadra e Rafael Benitez pati një start fantastik kur Mata në minutën e gjashtë shënoj për 1 me 0. Një ndërhyrje të Szcezneyt ndaj Ramiers, gjyqtari e akordoi si penallti. Lampard e konkretizoj penalltinë në minutën e 16 të ndeshjes.
Chelsea në pjesën e parë vazhdoj dominimin total ndërsa Arsenali zhvilloj një ndeshje tejet të dobët në këtë pjesë. Arsenal ndryshe u pa në pjesën e dytë kur topçinjtë filluan të sulmojnë portën e Peter Cech.
Walcott shënoj për 2 me 1 në minutën e 58 duke lënë shpresë për mysafirët. Por mbrojtja e Chelseat ishte në vendin e duhur duke mos lejuar Arsenalin të shënojnë më gol.
Chelsea pas kësaj fitoreje mbetet në vendin e tretë me 45 pikë ndërsa Arsenali ka 11 pikë më pak dhe zë vendin e gjashtë./Indeksonline/