E Shtunë, 31 Tetor 2026

Wenger: Na mposhti gjyqtari

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger ka deklaruar pas ndeshjes me Chelsean se ishte gjyqtari ai që ndikoj në rezultat në humbjen e Arsenalit.

"Në golin e parë gjyqtari nuk e akordoi një ndërhyrje ndaj Coquelin e cila pasoj me golin e Matas. Në golin e dytë penalltia e Ramires nuk ekzsitoj fare. Ne luajtëm një pjesë të parë të dobët por në pjesën e dytë ishim më të mirë. Ishin vendimet e gjyqtarit ato që ndikuan në rezultat" deklaroi Wenger.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›