Zola në Watford, me "Tiki-Taka"

Trajneri italian i skuadrës angleze Watford, Gianfranco Zola ka marrë lëvdata për punën e tij me skuadrën e tij në ligën e dytë angleze. Pas fillimi të dobët me këtë skuadër, Zola po shkëlqen tani duke u ngjitur në vendin e gjashtë me gjasa të mira për futjen në Premierligë.
Forma e Watford u dëshmua edhe dje në ndeshjen ndaj Huddersfield duke fituar ndeshjen me rezultat 4 me 0. Ajo që po bën përshtypje në lojën e tyre është sistemi i pasimeve "Tiki-Taka" për të cilën është e njohur Barcelona.
Në video mund të shikoni golin e parë në fitoren 4 me 0 i cili vije pas disa paasimeve impresive.