E Hënë, 2 Nëntor 2026

Borë në Theth dhe Vermosh, borëpastrueset në terren, apeli për drejtuesit e mjeteve

Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit ka pasur reshje shiu me intensitet mesatar shoqëruar me erë të fortë në zonën veriore duke sjellë rënie gurësh e inertesh të cilat janë pastruar menjëherë.

Në Bogë-Theth dhe në Hani i Hotit-Tamarë në lartësinë mbi 1200m ka pasur reshje dëbore.

Grupet e punës me mjetet borëpastruese janë në terren dhe bërë pastrimin e rrugës.

Qarkullimi vijon normalisht në të gjitha akset.

Drejtuesit e mjeteve këshillohen të kenë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit për shkak të lagështisë në rrugë./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›