E Shtunë, 31 Tetor 2026

Borebardha me 7 xhuxhat

Shfaqja “Borëbardha me 7 xhuxhat” vjen ne një version krejt te veçante nga  regjisorja, Elma  Dorezi. Aktoret  e kësaj shfaqje  jane nxënësit  të Institutit të Fëmijëve që nuk Dëgjojnë. Regjisorja, qe prej 4 vitesh bashkëpunon me këta fëmijë, e cilëson unike venien ne skene te pjesëve përmes pantomimës.
Qëllimi i këtyre shfaqjeve është i qarte integrimi i këtyre fëmijëve në shoqëri.
Femijet aktorë interpretuan me mjaft mjeshtri përmes pantomimës, pasi fabulën e “Borbardhës me 7 xhuxhat” e kishin mjaft te njohur qe ne fillim. Kjo është shfaqja e 8 qe  Dorezi ve ne skene me fëmijët e institutit.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›