Riccardo Cocciante mberrin ne Tirane me ftese te Ministrise se Kultures

Kantautori i famshem italian Riccardo Cocciante, trajneri që i dha një mbështetje të fuqishme këngëtares fituese në "Voice of Italy", ka mbërritur ne Tirane ne aeroportin “Nene Tereza” i shoqeruar nga bashkeshortja e tij. Cocciante, mentori që i dha një mbështetje të fuqishme këngëtares sonë Elhaida Dani, fituese e “Voice of Italy” eshte pritur nga zëvendësministrja e Kulturës, Suzana Turku.
Kjo vizitë organizohet në vlerësim dhe falënderim të kantautorit, i cili e udhëhoqi dhe e ndoqi me përkushtim dhe ndjeshmëri të pazakontë, performancën e këngëtares shqiptare në rritje. Pasdite pritet qe Cocciante dhe këngëtarja Elhaida Dani do te zhvillojne nje konference per shtyp.