E Diel, 1 Nëntor 2026

Borgjezi fisnik i Molierit cel sezonin artistik ne Teatrin e Korces

Janë aktorët e teatrit Cajupi gjatë provave.

Shkëmbejnë batutat e skenarit, herë duke i qëndruar besnik atij, herë duke improvizuar mjeshtërisht.

Në tavolinë kanë "Borgjezin fisnik" të Molierit. Kjo komedi do të çelë sezonin e ri artistik. Regjia i është besuar regjisorit të ri Erjon Isai.

Skenari është ndryshuar dhe përshtatur në mënyrë të tillë, që spektatori të gjejë mes rreshtave të Molierit, frymë dhe situata tipike shqiptare.

Ka rol kryesor në këtë komedi edhe Zamira Kita.
Si drejtoreshë e Teatrit, pëlqen të shfrytëzojë prezencën e mediave, për të prezantuar kalendarin e sezonit të ri artistik.

Pas dy javësh publiku korçar do të ketë mundësi të ndjekë veprën e Molierit, të cilës, do t’i ndryshohet edhe titulli.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›