Eurobasket 2013 Italia e mbyll pa humbje fazen e grupeve
Italia është skuadra e vetme pa humbje në europianin e basketbollit të meshkujve që përfundoi fazën e grupeve në Slloveni.
Skuadra e kaltër e pati shumë të vështirë ndaj Suedisë në takimin e pestë në grupin D, por ia doli të fitonte 82-79.
Të papriturën në këtë grup e shkaktoi Finlanda që mundi Greqinë 86-77 duke dalë e dyta.
Në grupin A, Franca dhe Ukraina dolën me pikë të barabarta, me nga 4 fitore. Francezët mundën Belgjikën, ndërsa ukrainasit ia dolën me Britaninë.
Në grupin B, Serbia e humbi derbin ballkanas me Malin e Zi, 76-83, por mbeti e para në grup. Tri skuadra patën nga 3 fitore e dy humbje, Serbia, Letonia dhe Lituania ndonëse kjo u mund nga Bosnjë-Hercegovina.
Në grupin C, kampionia e Europës në fuqi, Spanja, doli në vend të parë, duke fituar bindshëm 83-59 ndaj Gjeorgjisë. Po aq sa Spanja, 4 fitore ka edhe Kroacia, që fitoi ndaj Çekisë, ndërsa sllovenët vendas u mundën nga Polonia.
Në të tetat e finaleve janë formuar dy grupe.
Në grupin Grupi E janë Franca, Serbia, Lituania, Ukraina, Letonia dhe Belgjika.
Grupi F është më i fortë pasi aty do të luajnë Italia, Spanja, Sllovenia, Finlanda, Kroacia dhe Greqia.