Borini në Liverpool

Liverpool ka arritur marrëveshje me Romën për transferimin e sulmuesit Fabio Borini dhe futbollisti të premten ka mbërritur në Merseyside për t’ju nënshtruar vizitave mjekësore dhe diskutuar rreth kontratës.
21 vjeçari ka punuar më parë me menaxherin e Liverpoolit, Brendan Rodgers, së pari në Chelsea e më pas gjatë huazimit në Swansea më 2010/11.
Sipas mediumeve britanike në ditët e ardhshme do të bëhet zyrtarizimi i transferimit të Borinit në Anfield Road që raportohet se do të kushtojë rreth 13.5 milionë euro. Kurse, Roma në vend të tij pritet të sjell sulmuesin e Sienës, Mattia Destro.