Tottenhami blen Adebayorin

Tottenham ka arritur marrëveshje me Manchester Cityn për transferimin e sulmuesit Emmanuel Adebayor në White Hart Lane, kanë njoftuar mediumet britanike.
28 vjeçari ishte i huazuar në Tottenham sezonin e kaluar dhe shënoi 17 gola në 33 paraqitje në ligë. Me sulmuesit Edin Dzeko, Carlos Tevez, Sergio Aguero dhe Mario Balotelli në City, Adebayor nuk ishte i nevojshëm dhe u këshillua të largohet.
Tottenhami thuhet se e ka blerë për 5 milionë funte dhe në vend të 170 mijë funteve në javë pagë sa merrte në City, i ka ofruar atij 100 mijë funte në javë.