Boris Becker, në burg mes minjve dhe dhunës

Një burg makthi, i dhunshëm dhe i mbipopulluar, plot me minj, ku abuzimi me drogën dhe problemet e shëndetit mendor janë rend i ditës: kështu e përshkruajnë mediat britanike burgun Wandsworth në Londër, ku ndodhet prej tre ditësh edhe ish-kampioni i Ëimbledon, Boris Becker. Burgu i Wandsworth – shkruan Daily Mail – është një ndërtesë 170-vjeçare viktoriane, e mbipopulluar (mbi 1300 të burgosur) dhe e infektuar me minj.
Sipas raportit të hartuar nga kryeinspektori i burgjeve britanike, Charlie Taylor, bëhet fjalë për një nga burgjet më të dhunshme në Mbretëri, ku stafi është i detyruar të ndërhyjë me forcë 1295 herë në periudhën në shqyrtim, pothuajse katër here ne dite. I dënuar me dy vjet e gjysmë burgim nga Gjykata e Kurorës Southwark për shkelje tatimore, të premten Boris Becker, 54 vjeç, u transportua në burgun e Londrës, i cili – për ironi – është më pak se 5 km nga klubi prestigjioz Old England, ku “Bum Bum” ka triumfuar tri herë në karrierën e tij.
Sipas burimeve të burgut të cituara nga tabloidi, megjithatë, Becker mund të kalojë vetëm dy javë në Ëandsëorth (kategoria B), më pas ai do të duhet të transferohet në një burg tjetër, kategori C ose siguri më të ulët, pasi nuk konsiderohet një i burgosur i rrezikshëm, duke u gjendur në burg për veprën e falimentimit me mashtrim. Pavarësisht dënimit me dy vjet e gjysmë burgim, ka shumë gjasa – përfundon Mail – që Becker të lirohet pas 10 muajsh, duke vuajtur pjesën tjetër të dënimit me një byzylyk elektronik.