E Shtunë, 31 Tetor 2026

Borissov, Berisha: Mbështetje për integrimin në BE

TIRANE- Bullgaria do te vijoje mbeshtetjen per integrimin e Shqiperise ne BE. Keshtu eshte deklaruar gjate konferences se perbashket per shtyp mes kryeministrit te Shqiperise, Sali Berisha dhe kryeministrit te Republikës së Bullgarisë, Boyko Borissov.

Ne konference jane vleresuar marredheniet e shkelqyera qe ekzistojne mes dy vendeve, nderkohe qe sipas Borissov te gjitha vendet e Ballkanit duhet te integrohen ne BE.

Në praninë e kryeministrave eshte bëre nënshkrimi i tre marrëveshjeve  ne fushen e arsimit dhe kultures.

Për nder të Kryeministrit bullgar Boyko Borissov dhe delegacionit që e shoqëron Kryeministri Berisha do të shtrojë një drekë në ambientet e Pallatit të Brigadave.

Në kuadër të vizitës së Kryeministrit Borissov, në orën 18.00, do të mbahet Forumi Ekonomik Shqipëri-Bullgari, i cili do të përshëndetet nga dy kryeministrat.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›