Kryeministri bullgar Borisov takohet me Berishën

Kryeministri i Bullgarisë Bojko Borisov nisi vizitën e tij dy ditore në Shqipëri me ftesë së kryeministrit shqiptar Sali Berisha.
Ai është pritur me një ceremoni zyrtare në Kryeministri nga homologu i tij shqiptar Sali Berisha. Pas ekzekutimit të dy himneve, dy kryeministrat po zhvillojnë një takim kokë më kokë ndërsa më pas do të zhvillohen bisedimet dypalëshe mes dy delegacioneve.
Në praninë e kryeministrave, do të bëhet nënshkrimi i tre marrëveshjeve dhe më pas, do të zhvillohet konferenca e përbashkët për shtyp.
Për nder të Kryeministrit bullgar Bojko Borisov dhe delegacionit që e shoqëron Kryeministri Berisha do të shtrojë një drekë në ambientet e Pallatit të Brigadave.
Në kuadër të vizitës së Kryeministrit Borisov, sot, në orën 18.00, do të mbahet Forumi Ekonomik Shqipëri-Bullgari, i cili do të përshëndetet nga dy kryeministrat.