E Enjte, 5 Nëntor 2026

Tragjedi në spitalin Covid, zjarri pushton pavionin, dhjetëra të vdekur

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në një spital, ku 52 pacientë kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri të fuqishëm.

Flakët përfshinë me shpejtësi pavionin ku trajtohen pacientët me Covid në spitalin e Al Hussein në Nassiriya duke iu marrë jetën pjesës më të madhe të tyre.

Mendohet se zjarri është ndihmuar për t’u përhapur dhe nga bombolat e oksigjenit që ndodhen në këtë pavion në ndihmë të pacientëve.

Sipas mediave lokale, vetëm 16 persona arritën të shpëtonin nga ky zjarr./A2

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›