E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Borrell: Bashkimi Evropian bëhet më i plotë me Shqipërinë

Bashkimi Evropian bëhet më i plotë me Shqipërinë. Ky ka qenë mesazhi i përcjellë nga përfaqësuesi i lartë për Politikë të Jashtme i Bashkimit Evropian, Joseph Borrell, në nisje të Konferencës së parë Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe BE-së.

Sipas shefit të diplomacisë së BE-së, duke filluar procesin e negociatave, Shqipëria do të bëhet anëtarë e BE-së dhe me këtë, Shqipëria, Bashkimi Evropian, ndërmerr një hap të rëndësishëm drejt plotësimit të saj.

 “Është bërë një punë e rëndësishme në vitet e mëparshme, duke sjellë përfitime për shoqërinë shqiptare. Harmonizimi juaj me politikat e BE-së dhe vendimmarrja juaj, reflekton drejtimin e duhur strategjik që keni zgjedhur. Kjo vjen edhe me një çmim të lartë. Pjesë e këtij çmimi është edhe ajo listë e “vendeve të padëshirueshme të Rusisë”, por jeni pjesë e vendit më miqësor siç është Bashkimi Evropian. Shqipëria do të ketë mbështetje nga BE për tu përballuar me ndikimet armiqësore nga vendet e treta, si agresioni rus. E dimë sa e vështirë ka qenë për ju të përballeni me pasojat e luftës, sa i përket çmimeve të energjisë dhe ushqimeve. Ju u përballët pak ditë më parë me një sulm kibernetik. Kjo ka ndodhur në shumë vende aleate. Shqipëria ka qenë një zë moderues në një rajon të kompleksuar. Keni ndihmuar në dialogun Beograd- Prishtinë”, theksoi në fjalën e tij zoti Borrell.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›