E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Borrell: Marrëveshja për të zhdukurit, hapi i parë i përmbushjes së zotimeve Kosovë-Serbi

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme, Josep Borrell tha se zbatimi i marrëveshjes së Ohrit për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë ka hedhur hapin e parë, që ka të bëjë me pikën ku flitet për personat e zhdukur gjatë luftës.

Borrell tha se BE pret që dy vendet të përmbushin detyrimet dhe se marrëveshja që kryenegociatorët arritën për personat e zhdukur të miratohet sa më shpjet në nivel liderësh.

“Serbia dhe Kosova u zotuan për Marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit dhe aneksin e saj. BE pret që të dyja të respektojnë të gjitha detyrimet prej saj dhe të fillojnë zbatimin sa më shpejt. Palët duhet të shmangin çdo përshkallëzim.

Përkthimi i angazhimeve të tyre në rrugët e tyre evropiane është në vazhdim. Marrëveshja që ata arritën për tekstin e deklaratës për personat e zhdukur në takimin e djeshëm të kryenegociatorëve është hapi i parë. Ne do ta miratojmë atë në nivel liderësh në takimin e ardhshëm të nivelit të lartë që do të mbledh”, shkruan Borrell në twitter.

Në takimin 4 prillit mes kryenegociatorëve Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviç u arrit dakordësia për hartimin e deklaratës për personat e zhdukur, që ishte edhe pjesë e aneksit të marrëveshjes së arritur në takimin e Ohrit më 18 mars.

/rtsh.al/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›