Boruc në shënjestër të Atleticos
Atletico Madrid dëshiron ta transferojë portierin e Celticut, Artur Boruc.
Skuadra nga kryeqyteti spanjoll ka portierë kryesorë 36-vjeçarin Gregory Coupet dhe Leo Francon të cilit është duke i përfunduar kontrata, prandaj ata janë në kërkim të një portieri të ri. Shënjestra kryesore e Atleticos është polaku Boruc, për të cilin drejtuesit e klubit janë të gatshëm t'i ofrojnë Celticut afër nëntë milionë euro për të siguruar shërbimet e tij.