Bushati zbulon emrat që i ka sugjeruar HanitBushati pohoi se kishte ndërmend t’i sugjeronte trajnerit të Kombëtares A, Ari Han, të merrte në konsideratë në të ardhmen lojtarët aktualë të Kombëtares U-21, Shoshin, Prognin , Malindin dhe

Shqipon Bektashi (Frajburg, Gjermani), Dilaver Duka (Nju Xhersi, SHBA), Semiran Cela (Angers, Francë) dhe Etrit Berisha (Kalmar, Suedi) janë sipas trajnerit të Shqipërisë U-21, Artan Bushati lojtarët më interesantë që ai pa gjatë grumbullimit dy ditor në Kompleksin e Kombëtares në Kamzë, ku ishin të pranishëm 23 futbollistë nga kampionatet shqiptare e të huaja. Nga këta vetëm Cela zotëron pasaportë shqiptare.
Bushati në një intervistë për gazetën sportive “Sporti Shqiptar”, pohoi se kishte ndërmend t’i sugjeronte trajnerit të Kombëtares A, Ari Han, të merrte në konsideratë në të ardhmen lojtarët aktualë të Kombëtares U-21, Maringlen Shoshin (Apolonia), Gerhard Prognin (Besa), Enco Malindin (Spartak Varna, Bullgari) dhe Jetmir Sefën (Tirana).
E Enjte, 08 Janar 2009