E Diel, 1 Nëntor 2026

Borusia Dortmund ngushton diferencen me rivalen

Borusia e Dortmundit ka humbur terren ndaj rivalëve të saj për titullin kampion në Gjermani, duke u ndalur në barazimin 1-1 në fushën e Kaiseslautern. Megjithëse do të kalonte e para në avantazh me Bender, skuadra e drejtuar nga Jurgen Klop nuk do të arrinte të ruante fitoren edhe për shkak se do të mbetej në fushë me dhjetë lojtar pas daljes me karton të kuq të mbrojtësit Subotic.

Kaiserslautern do të përfitonte duke shënuar golin e barazimit që do të ndalte ecurinë pozitive të Borusias. Kjo e fundit ka ngushtuar në dhjetë pikë diferencën në krye të renditjes me Bajer Leverkusen që ka fituar 3-0 në transfertë kundër Frankfurtit. Rofles, Augusto dhe Barlish ishin autorët e golave që i kanë dhuruar tri pikë të rëndësishme skuadrës së “aspirinave”. Kthehet te fitorja dhe Bajerni i Mynihut që ka mundur paster 4-0 Hoffenhaim, për t’u ngjitur në vendin e tretë të tabelës së renditjes në kampionatin gjerman.

Në France, Lille ka hedhur një tjetër hap të sigurt drejt titullit kampion, pasi ka mundur 2-0 Toulouse për të thelluar sërish në pesë pikë dhe Sow i kanë dhuruar suksesin skuadrës së drejtuar nga Rudi Garcia, e cila vazhdon të dominojë këtë sezon të kampionatit francez të futbollit.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›