E Diel, 1 Nëntor 2026

21 Janari SHBA Policia reagoi drejt. Arvizu Pergjegjesit te vihen para drejtesise

Ambasadori i shteteve te Bashkuara te Amerikes Aleksander Arvizu tha se policia pati nje qendrim te drejte ne demonstraten e 21 janarit. Ne nje takim ne drejtorine e pergjithshme te policise, Arvizu dorezoi raportin e eksperteve amerikane mbi ngjarjet e 21 janarit ndersa shtoi se policia nuk tejkaloi kompetencat gjate demonstrates dhe per kete duhet lavderuar.

“Për mua është e qartë që Policia e Shtetit pati një plan operacional të mirëzhvilluar për t’u ballafaquar me një demonstratë që do organizohej, si dhe ata ekzekutuan planin operacional në mënyrë mëse të mirë. Punonjësit e Policisë gjatë demonstratës ishin në pjesën më të madhe të pambrojtur dhe disiplina dhe kurajoja që ata demonstruan duhet lëvduar. Ata qëndruan të palëvizur gjatë goditjes me objekte të forta, duke përfshirë gurë, shkopinj si dhe bombat molotov. Ata qëndruan përballë këtyre sulmeve duke iu bindur urdhrave, nuk i thyen radhët e tyre dhe as nuk u hakmorën kur u provokuan fizikisht” tha Arvizu.

Gjate fjales se tij  ambasadori amerikan u ndal dhe tek hetimet e demonstrates duke kerkuar qe organizatorët e akteve të dhunshme të ballafaqohen me drejtësinë.

“Ata që organizuan dhe morën pjesë në aktet e dhunshme duhet të ballafaqohen me drejtësinë. Do doja të përmend hetimin që është duke u kryer nga Prokuroria e Përgjithshme. Shumë herë e kemi theksuar se hetimi duhet të jetë i plotë, i gjithanshëm dhe i besueshëm. Hetimi duhet t’i përfshijë të gjitha fazat e ngjarjeve të 21 janarit. Është shumë e rëndësishme që ky hetim të vazhdojë të çohet përpara pa ndërhyrje të jashtme në mënyrë që t’u jepet përgjigje pyetjeve që shumë shqiptarë kanë për ngjarjet e 21 janarit” tha Arvizu.

Vetem pak kohe me pare ne kryeqytet mberriten eksperte nga Shtetet e Bashkuara  te cilet pritet te japin konluzionet e tyre ne zbardhjen e demonstrates se 21 janarit ku humben jeten 4 persona dhe u plagosen me dhjetera te tjere.

Julian Kasapi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›